PSG në kërkim të një “fantazisti”, francezët piketojnë “yllin” e Manchester City

schedule14:22 - 10 Qershor, 2023

schedule 14:22 - 10 Qershor, 2023

Largimi i “pleshtit” Lionel Messi ka lënë goxha “boshllëk” në sulmin e “gjigandëve” të Paris Saint-Germain e së bashku me brazilianin Neymar që pritet të largohet nga “Parc des Princes” këtë merkato vere, “parizienët” janë të detyruar të transferojnë një “fantazist” për krijimin e aksioneve.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja francez, “Le Parisien”, bordi i PSG është “i dashuruar” nga aftësitë e “fantazistit” portugez të Manchester City, Bernardo Silva, me këtë të fundit që ka zhvilluar një sezon fantastik, ku ka zhvilluar 54 përballje, në të cilat ka shënuar 7 herë e ka asistuar shokët e tij të skuadrës në 6 raste të tjera.

Mirëpo, mesfushori portugez nuk pëlqehet vetëm nga PSG, me “qytetarët” e Manchester City që janë tejet të kënaqur me performancat e 28-vjeçar dhe nuk dëshirojnë ta largojnë atë nga “Etihad”, duke lënë kështu si opsion të vetëm për transferimin e Bernardo Silva, një ofertë faraonike nga “gjigandët” e Francës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!