PSG në “hall”, pritet të largojë një nga yjet e skuadrës

schedule23:27 - 24 Dhjetor, 2018

schedule 23:27 - 24 Dhjetor, 2018

Paris Saint Germain mund të jetë e detyruar të shesë një nga dy yjet e skuadrës, Neymar ose Mbappe, për shkak të Fair Play-t Financiar. Bëhet fjalë për një borxh pre 153 milionë Paund që francezët duhet ta paguajnë shumë shpejt.

Më herët gjatë këtij muaji, gjigandët e Ligue 1 mohuan çdo lajm që thoshte se skuadra ka nevojë të shesë lojtarë. Mirëpo sipas raportimeve nga Spanja një shitje është e pashmangshme. PSG shpenzoi një shifër rekord prej 198 milionë Paund për të blerë Neymar dhe 116 milionë Paund për të blerë Mbappe, por tani ata janë në garë me kohën për të rregulluar balancën.

Nëse kjo nuk realizohet, PSG mund të përballet me dënime nga UEFA. Në merkaton e Janarit ata priten të shesin disa lojtarë. Skuadra e parë që interesohet për Mbappe është Manchester City. Skuadra e drejtuar nga Guardiola ka ofruar 130 milionë Paund dhe Gabriel Jesus. Megjithatë duhet theksuar se herë pas here ka pasur zëra se Mbappe, por ndoshta edhe Neymar mund të largohen drejt Madridit, aty ku njëri prej tyre do të zëvendësonte Cristiano Ronaldo-n.

Ndërkohë përveç njërit prej brazilianit dhe francezit, pritet të largohet edhe Adrien Rabiot. Ky i fundit nuk ka rinovuar kontratën me PSG dhe do të largohet për një shifër të ulët. Lojtari që pritet ta zëvendësojë është ish-juventini, por që tani luan me Stoke City, Mario Lemina./abcnews.al