Ditën e djeshme u afrua nga “parisienët” dhe tanimë mund të lëvizë sërish në huazim. Bëhet fjalë për “fantazistin” holandez të repartit ofensive të Paris Saint-Germain, Xavi Simons, i cili këtë verë mund të nisë një “aventurë” të re në Bundesliga.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat franceze, pasi e risollën në Paris për vetëm 6 milionë euro tashmë bordi i PSG ka vendosur ta huazojë Simons te “demat” gjermanë të RB Leipzig, për vetëm 1 sezon.
Nga “tulipani” i talentuar, francezët kërkojnë “përsëritjen” e sezonit të shkuar te PSV, ku në përballjet e regjistruara përgjatë gjithë sezonit, Simons u kthye në një protagonist të vërtetë, ku arriti të regjistrojë 22 gola e të dhurojë 9 të tjerë për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al