PSG mendon për zëvendësuesin e Messi, Ousmane Dembele në listë

schedule21:27 - 30 Maj, 2023

schedule 21:27 - 30 Maj, 2023

Me Messin që ka shumë të ngjarë të largohet nga PSG, skuadra pariziene tashmë po kërkon kandidatë për të përforcuar vijën e sulmit të skuadrës për sezonet e ardhshme.

“L’Equipe” thekson se janë katër kandidatë për të nënshkruar me PSG këtë merkato verore. Kolo Muani, Bernardo Silva, Ousmane Dembele si dhe Hojberg janë emrat në këtë listë.

Dembele ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024, me një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro, gjysma e së cilës do të shkonte në xhepin e lojtarit dhe gjysma tjetër në arkën e klubit./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!