Me Neymar gati të largohet nga PSG dhe me rinovimi i Leo Messit që nuk po nënshkruhet duket se do t’i “detyrojnë”, “parizienët” që të bëjnë disa investime të reja dhe vetë Presidenti Nasser Al-Khelaifi, duket se ka gati një plan të tillë.
Sipas, prestigjiozes franceze “L’Equipe”, “parizienët” duan të nënshkruajne me 3 lojtarë të rinj me origjinë franceze, duket e shtuar jo pak numrin e “vendasve” në skuadër.
Në bazë të raportimeve, tre “gjelat” luajnë në Bundesliga dhe më konkretisht bëhet fjalë për dy lojtarë nga Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram e Kouadio Kone, si dhe për sulmuesin tepër të talentuar të Eintracht Frankfurt, Randal Kolo-Muani /i.m /abcnews.al