PSG firmos me shqiptarin, Gabriel Guri bëhet pjesë e akademisë së “parizienëve”

schedule18:56 - 30 Qershor, 2023

schedule 18:56 - 30 Qershor, 2023

Nga Ada e Velipojës në nivelin e tretë të futbollit shqiptar, te gjigandët europianë të Paris Saint Germain. Ky është kapërcimi i jashtëzakonshëm i portierit Gabriel Guri, që firmosi kontratë profesioniste me klubin francez.

Pas Adës dhe Murlanit në Shqipëri, 17-vjeçari luajti te Le Havre në Francë dhe me paraqitjet e atjeshme, në adresë të tij shfaqi interes edhe Akademia e njohur e Olimpik Lion.

Disa muaj në rradhët e kësaj të fundit, para se të transferohej më pas tek Chatearoux në fillim të sezonit të kaluar. Paraqitjet e shkelqyera me këtë ekip, ka bërë që drejtuesit e Akademisë së PSG ta ndjekin nga afer dhe në fund ta bindin për të qenë pjesë e tyre.

Gabriel Guri sigurisht që nuk mund t’i thoshte “jo” një ofertë të tillë dhe si rrjedhojë nga tani edhe zyrtarisht është pjesë e PSG, te paktën për një sezon. Marrëveshja te PSG u realizua falë ndikimit të ish-yllit të Kombëtares, Edvin Murati, me portierin Guri që fillimisht do të luajë tek ekipi i 19-vjeçarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!