PSG do më të mirët e Serie A, pas Hakimit tenton edhe yllin e Lazios

schedule17:06 - 26 Qershor, 2021

schedule 17:06 - 26 Qershor, 2021

Achraf Hakimi mbetet të zyrtarizohet pjesë e PSG. Marrëveshja është arritur dhe është çështje kohe që ky operacion merkatoje të konkretizohet me firmën mbi kontratë.

Gjiganti francez po punon për një tjetër lëvizje dhe ka piketuar një lojtar të spikatur te Lazio. Bëhet fjalë për argjentinasin Joaquin Correa.

Për 26-vjeçarin, autor të 8 golave sezonin e fundit në Serie A, interesohen disa klube të Premier League, ndërsa tani e ka bërë një ofertë edhe PSG.

Il Messaggero shkruan se menaxheri i futbollistit i ka paraqitur drejtorit sportiv të Lazio, Igli Tare, një ofertë të PSG me shifrën e 30 milion euro. Klubi nga Roma duhet të vendosë nëse do e shesë apo jo sulmuesin e dytë. /abcnews.al