Tashmë nuk është më një mister se Skriniar ka pranuar transferimin te klubi francez i PSG-së.
Problemi i vetëm është se nëse Skriniar do të transferohej sot, në ditën e fundit të merkatos së janart apo në fund të sezonit.
Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, PSG nuk ka ofruar më shumë se 10 milionë euro për kartonin e sllovakut, një shifër për të cilën francezët shpresonin ta transferonin që sot. Inter nga ana tjetër nuk e ka pranuar këtë shumë, pasi kanë kërkuar 20 milionë euro dhe klubi francez nuk ka rënë dakord për këtë shifër.
Kështu, të gjitha mundësitë janë që Skriniar të qëndrojë tek Interi deri në fund të sezonit, dhe në qershor të transferohet te PSG./h.ll/abcnews.al