Pse u magjepsëm nga ‘pushtimi’ i Marsit? Kush është i pari shqiptar që bleu një biletë për në hapësirë

schedule08:33 - 26 Shkurt, 2021

schedule 08:33 - 26 Shkurt, 2021

18 shkurti është një datë tashmë historike, pasi sonda e NASA-s zbriti në sipërfaqen e Marsit. Misioni që ka kushtuar më shumë se miliardë euro në Planetin e Kuq nisi në korrik 2020 dhe sonda preku  kraterin Jezero rreth orës 22:00.

Kontrolluesit në Laboratorin e Jet Propulsionit të NASA-s në Pasadena, California, pritën për 11 minuta e gjysmë për një sinjal që konfirmoi uljen e suksesshme. Ky sinjal u transmetua në Tokë nga një prej anijeve kozmike të Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

Ditën e sotme në ‘ABC e Mëngjesit’, profesoresha Mimoza Hafizi ka treguar pse të gjithë u magjepsëm nga kjo ngjarje.

Ajo ka komentuar edhe më shumë detajet që pritet të ndodhin.

“Liqeni njihesh po u zbarkua. Mendohet se ai ka qenë një liqen, është një e dhënë për të kuptuar më shumë. Tani pritet të shkojë një mission amerikan dhe europian, të marrë këto mostra dhe t’i sjellë. Do të jetë misioni i parë që do të shkojë dhe do të kthehet, edhe do të ndodh brenda kësaj dekade”, tha Hafizi.

Më tej, në një lidhje në ‘Skype’ nga Kosova ka qenë Benet Nura, i cili është i pari shqiptar që ka blerë një biletë për në Mars. Ai foli më shumë rreth vetes dhe si e pritën familjarët këtë vendim.

“Te formulari duhej emri, ku po jeton, çfarë studion dhe sa vjeç je. Unë po studioj për shkenca kompjuterike.

Krejt kanë reaguar pozitiv nga familja, edhe shokët. Tani dua vetëm të kryejë studimet, të mësojë më shumë rreth shkencës”, tha ai.

/abcnews.al/