Frika dhe tmerri pushtuan sërish Kievin mëngjesin e sotëm, një javë pas sulmeve vdekjeprurëse të 10 tetorit, në atë që u quajt faza e parë e hakmarrjes së Putinit për shpërthimin e urës në Krime.
Sulmi i sotëm në qëndër të Kievit, duke vënë në shenjestër sërish ndëresat e banimit u krye nga dronët iranianë, Shaded-136, të cilat njihen ndryshe si drone kamikazë.
Sipas të dhënave të fundit nga kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, 18 persona janë shpëtuar nga një ndërtesë apartamentesh me dy të tjerë të bllokuar nën rrënoja.
⚡️Zelensky published this video of Shahed-136 arrivals in Kyiv. pic.twitter.com/RKXgLHLstf
— War Monitor (@WarMonitors) October 17, 2022
Në të njëjtën kohë, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se kishin shkatërruar dhjetëra dronë kamikaze në Ukrainën jugore dhe lindore. Sipas të njëjtit njoftim, sulmet e së hënës më së shpeshti kishin në shënjestër strukturat kritike si zyrat dhe infrastrukturën e energjisë elektrike.
Pse Rusia po përdor dronët iranianë kundër Ukrainës?
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka raportuar se Rusia ka porositur 2400 dronë të tillë të prodhuar nga Irani.
Rikujtomë se dronët kanë luajtur një rol të madh në pushtimin e Ukrainës që nga shkurti i kaluar, por përdorimi i tyre është rritur pas marrjes së sistemeve të tjera nga Irani.
Këta dronë kanë aftësinë të qëndrojnë për një kohë të gjatë në zonën që është vënë në shënjestër dhe të “goditsin” në mënyrë precize. Dronët kamikaze të Iranit janë të vegjël, mund të lëvizin dhe të hiqen lehtësisht por përparësia e tyre kryesore, sipas analizës së CNN, është se ata janë të vështirë për t’u zbuluar.
Estero 24H ? – Notizie dal Mondo ?️:
❗️#NEW Le difese aeree ucraine hanno abbattuto diversi Shahed-136 su Kiev.❗️#NEW Contraerea ucraina in azione contro gli Shahed-136 nella regione di Kiev.
? estero24hnews pic.twitter.com/RAKSzTf4t4
— NMGI_Geopolitik (@NMGI2) October 17, 2022
Ndërsa kanë marrë termin “kamikaze” për faktin se kanë një çmim të lartë.
Ato janë krijuar për të goditur prapa linjave të armikut dhe shkatërrohen ndryshe nga dronët ushtarakë më të mëdhenj dhe më të shpejtë.
Sulmet me dronë të këtij lloji ishin ato që shkaktuan këmbënguljen e delegacionit ukrainas për të dërguar në Ukrainë sisteme të mbrojtjes ajrore nga vendet e NATO-s, në takimin e të mërkurës së kaluar në Bruksel, raporton abcnews.al.
Sipas deklaratës së lëshuar pas këtij takimi, sistemet kundërajrore ishin një nga tre prioritetet e kërkuara nga ukrainasit në takimin e Brukselit.
Sipas informacioneve, dërgimi i dronëve iranianë në Rusi do të jetë një nga çështjet që do të diskutohet sot në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së, me mundësinë e vendosjes së sanksioneve.
BE po kërkon prova konkrete për çdo përfshirje iraniane në luftën në Ukrainë, tha kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell.
“Ne do të kërkojmë prova konkrete të përfshirjes së Iranit në luftën kundër Ukrainës,” vuri në dukje Borel ndërsa mbërriti në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, ku do të marrë pjesë edhe ministri ukrainas Dmytro Kuleba.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ndërkohë tha se janë raportuar shpëthime në qendër të qytetit nga sulmet me dronë që dëmtuan disa ndërtesa banimi. Sipas Guardian, duke cituar zyrtarë lokalë, një nga shpërthimet ndodhi pranë stacionit hekurudhor qendror të Kievit.
Kyiv under massive Shahed drone attack; explosions are heard. Air defense reportedly shot down. Reportedly, a building is on fire after drone impact
?️ Local TG channels pic.twitter.com/lPAT4FkAb6— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) October 17, 2022
Deri më tani nuk ka të raportuar për viktima.
Gazetarët e AFP-së dëgjuan tre shpërthime, njeri pas tjetrit në 06:35, 06:45 dhe 06:58. Pak para të parës, u dëgjuan sirenat në të gjithë Kievin. Pas kësaj, vazhduan sulmet me dron, duke e çuar totalin në 9 deri më tani.
Më 10 tetor, bombardimet ruse të një përmasash të paprecedentë prej muajsh goditën Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës.
Sulmet shkaktuan 19 viktima dhe plagosën 105 të tjerë. Të martën e kaluar, Rusia, e cila kohët e fundit ka pësuar disa disfata në fushat e betejës, vazhdoi sulmet në shkallë më të vogël, duke synuar kryesisht infrastrukturën energjetike në Ukrainën perëndimore, larg vijës së frontit.
Të premten, presidenti rus Vladimir Putin shprehu entuziasmin me sulmet masive dhe tha se bombardimet e reja në shkallë të gjerë në Ukrainë nuk ishin të nevojshme “për momentin”, raporton abcnews.al.
Bashkimi Europian do të rrisë në mënyrë dramatike mbështetjen e tij ushtarake për Ukrainën, duke filluar që sot, me nisjen e një misioni për trajnimin e 15,000 ushtarëve ukrainas në territorin e shteteve të tij anëtare dhe dhënien e një pakete të re pajisjesh ushtarake, me vlerë 500 milionë euro.
Three Kamikaze drone strikes this morning very near to Kyiv train station. Tell tale moped style noise followed by hell of a bang pic.twitter.com/E6OBR99pIf
— Daniel Boffey (@danielboffey) October 17, 2022
“Kjo është një fillim i madh për BE-në”, sipas një zyrtari europian. “Asnjëherë nuk kemi kryer një mision të tillë”, theksoi ai.
27 ministrat e jashtëm do t’i ratifikojnë këto dy vendime në takimin e tyre në Luksemburg dhe misioni do të fillojë menjëherë, sipas një burimi diplomatik.
Në fakt, po zhvillohen trajnime në vende të ndryshme anëtare, veçanërisht në Gjermani dhe Francë, ku personili ushtarak ukrainas po mësohet të përdorë dhe të mirëmbajë topat, raketat dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.
The #Ukrainian military are being trained in the #UK on the use of unmanned underwater vehicles. pic.twitter.com/zB4xCVqh4A
— NEXTA (@nexta_tv) October 16, 2022
Franca do të trajnojë “deri në 2,000 personel ushtarak ukrainas” në territorin e saj, tha të shtunën ministri i Mbrojtjes Sebastien Lecornou. Ajo që po kërkohet është të plotësohen “nevojat specifike që kanë përmendur ukrainasit”, veçanërisht për sa i përket “mbështetjes”, apo logjistikës dhe trajnimit rreth armëve, tha Lecornou.
Ky trajnim do të bëhet me financimin e Mekanizmit Europian të Paqes (PME), një fond i krijuar nga BE për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën. Në total, qëllimi është të ofrohet “trajnim bazë” për 12,000 ushtarë ukrainas dhe “stërvitje speciale” për 2,800 të tjerë.
Trajnimi do të kryhet nga britanikët dhe amerikanët. Polonia do të jetë një qendër qendrore e misionit, pasi është “dera e daljes dhe kthimit për ukrainasit”,sipas një burimi europian.
Gjermania, nga ana e saj, ka shprehur synimin e saj për të trajnuar një brigadë ukrainase. Për fazën fillestare të misionit është parashikuar një buxhet prej 50 milionë eurosh, që pritet të konfirmohet sot, në të njejtën kohë me 500 milionë euro që do të përfshijnë financime të reja për furnizimin me armë të Kievit, duke çuar shifrën në 3 miliardë.
“Një buxhet 7 vjeçar është shpenzuar në shtatë muaj”, tha një zyrtar i lartë europian. Të gjitha vendet do të duhet të kontribuojnë, duke theksuar se Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja kanë kontribuar më së shumti.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba pritet të marrë pjesë në Këshillin e sotëm të Ministrave të Jashtëm përmes një video- konferencë dhe Franca pritet të konfirmojë se do të dërgojë në Ukrainë 6 CAESAR (përveç 18 të dërguarve tashmë), më shumë armë 155 mm, raketahedhës të shumëfishtë LRU si dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore Crotale, raporton abcnews.al.
Gjermania dhe Spanja kanë shpallur gjithashtu prokurimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore.
Dronët janë bërë një pikë kyçe tashmë në luftën në Ukrainë. Europianët janë shprehur se Irani i ka dorëzuar Rusisë dronë në kundërshtim me rezolutat e Kombeve të Bashkuara, të cilën Teherani e ka mohuar.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell adresoi shqetësimet e Europës për këtë çështje gjatë një bisede telefonike me ministrin e jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian të premten.
Gjithashtu, BE do të vendosë sot nëse do të vendosë sanksione ndaj kreut të kësaj force policore dhe rreth dhjetë liderëve të tjerë iranianë që i konsideron përgjegjës për shtypjen e përgjakshme të protestave.
Amirabdolakhian denoncoi perspektivën, duke i bërë thirrje BE-së të miratojë një “qasje realiste” ndaj protestave, të cilat shpërthyen në shtator.
/abcnews.al