Pse pianisti i parë shqiptar, Tonin Guraziu zgjodhi Shkodrën si skenën e parë për të performuar

schedule11:56 - 16 Maj, 2023

schedule 11:56 - 16 Maj, 2023

Pianistja e njohur, Rudina Ciko ka mbajtur një koncert recital në Teatrin e Operas dhe Baletit në nder të një prej pianistëve të parë shqiptar, Tonin Guraziu.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, ajo ka folur gjerësisht për këtë figurë të rëndësishme të artit shqiptar, duke ndarë detaje dhe nga koncerti i saj.

Ndër të tjera, Ciko theksoi se Guraziu ishte shumë i lidhur me qytetin e tij të lindjes, Shkodrën dhe perfomancën e rikthimit zgjodhi ta bënte pikërisht aty, por edhe për të gjithë shkodranët të cilët e kishin dëshirë ta shikonin.

“Shkodra do të ishte qyteti i parë që do ta mirëpriste dhe jo vetëm ai komunitet shkodran, por edhe vetë Tonini do ta zgjidhte Shkodrën si skenën e parë për të performuar dhe për kënaqësinë e vetë personale, për të performuar në një skenë siç ishte Teatri i Shkodrës, apo edhe për të gjithë shkodranët të cilët e kishin dëshirë ta shikonin të rikthehej. Sigurisht, edhe Teatri i Operas dhe Baletit në atë kohë, i krijoi mundësinë për të ardhur dhe te publiku i Tiranës”, tha Ciko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!