Pse partitë shqiptare nuk kanë asnjë deputet në parlamentin serb? Flet Arifi në “Ballkan”

schedule17:56 - 15 Prill, 2022

schedule 17:56 - 15 Prill, 2022

Kryetari i partisë Alternativa për Ndryshim, Shqipërim Arifi, në një lidhje me emisionin “Ballkan” në abc të gazetares Linda Karadaku, ka shpjeguar arsyet se përse partitë shqiptare këtë herë nuk do të kenë asnjë deputet, ndryshe nga legjislacioni i kalua ku kishin 3 deputetë në parlamentin serb.

Arifi tha se faj ka partia tjetër shqiptare ajo e “Sinanit dhe KAmberit” të cilët nuk respektuan marrëveshjen e Tiranës së 2020.

Sipas tij ata dolën me një listë të veçantë, çka solli edhe revoltë të votuesve, të cilët nuk morën pjesë në zgjedhje.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Çfarë ndodhi në Luginën e Preshevës pas zgjedhjeve, partitë shqiptare nga 3 deputetë nuk morën asnjë, duket qartë se ka patur përçarje?

Arifi: Përçarja ka filluar nga partia e Sinanit dhe Kamberit, të cilët braktisën marrëveshjen e Tiranës në 2020. Partia e Sinanit dhe e Kamberit kanë hyrë në listë më vete, duke revoltuar votuesin.

Karadaku: Ju po thoni se faji qëndron tek lista tjetër jo tek e juaja, pse nuk shkuat me një listë të përbashkët?

Arifi: Faji qëndron edhe tek unë, sepse unë nuk tradhtova marrëveshjen e Tiranës. Këmbëngulësia ime në marrëveshjen e Tiranës.

/Abcnews.al/