Nuk ka njeri që nuk e do vajin në ushqimin e tij. Pak vaj i jep gjithmonë një shije të mrekullueshme pjatave tona. Përveç shijes dhe ngjyrës unike, vaji i ullirit është i mirë edhe për shëndetin tonë. Gjithmonë në moderim natyrisht.
Shërben edhe gjëra të pafundme në një shtëpi, përtej gatimit. Edhe nëse nuk jeni amvisa më e mirë, me siguri në kuzhinën tuaj do të ketë një shishe vaj, diku, në një dollap.
Megjithatë, ndonjëherë mund të harroni vajin në banak të kuzhinës. Sidomos nëse jeni me nxitim për të gatuar. E lini aty për herën tjetër.
Gabim i madh. Me sa duket, është një ide e keqe të lini vajin në banak.
Por pse? Çfarë mund të ndodhë?
Sipas Good Housekeeping, lënia e vajit të ullirit të ekspozuar ndaj dritës dhe nxehtësisë mund të bëjë që ai të ketë shije si uthull. Gjithashtu, nëse ekspozohet ndaj oksigjenit, e bën këtë shije të thartë edhe më intensive.
Vaji i ullirit duhet të ruhet në një dollap të freskët, të thatë dhe të errët, në mënyrë ideale në 14-18˚ C.
Edhe pse ka një datë skadence deri në dy vjet, nëse hapet, duhet të përdoret brenda gjashtë muajve dhe edhe më herët nëse ekspozohet ndaj kushteve që kanë ndikuar në shijen e tij.
Kështu që herën tjetër që të vendosni vajin në banak të kuzhinës për ta gatuar, mos harroni ta ktheni në dollapin e tij./abcnews.al