Qyteti i Kharkiv në veri-lindje të Ukrainës është vetëm rreth 50 km larg nga kufiri rus dhe jo shumë larg nga rajoni i Donbasit që është shtëpia e grupeve separatiste pro-ruse, sipas BBC.
Është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe para luftës jetonin rreth 1.4 milion njerëz. Kjo e bëri atë një objektiv kryesor strategjik të pushtimit rus që në ditët e para të luftës por ushtria ukrainase i rezistoi forcave ruse prej disa javësh përpjekjesh për të marrë në kontroll qytetin.
Në vend të kësaj, Rusia nuk ndërpreu sulmet njësoj si në Mariupol, duke shkaktuar dëme të mëdha. Por gjatë javëve të fundit, një përpjekje nga forcat ukrainase për të rimarrë qytetet është përshpejtuar në një kundërofensivë të suksesshme, duke i detyruar forcat ruse të tërhiqen.
Disa raporte sugjerojnë se forcat ruse janë shumë larg qendrës së qytetit megjithëse guvernatori lokal paralajmëroi banorët mos të rikthehen.
/abcnews.al