Pse duhet të filloni të ecni zbathur në shtëpi

schedule12:17 - 28 Shtator, 2020

schedule 12:17 - 28 Shtator, 2020

Kur ishim të vegjël, na pëlqente të ecnim zbathur brenda dhe jashtë shtëpisë zbathur, veçanërisht në verë. Dhe pastaj zërat e mamasë për këmbët e palara dhe thembrat  e gërvishura që nuk na linin të shkonim për të fjetur nëse nuk i fërkonim mirë më parë.

Mirëpo ky është një gabim, pasi sipas ekspertëve, ecja zbathur i ofron trupit tuaj një numër përfitimesh për shkak të kontaktit me tokën ose një sipërfaqe.

Baby.gr jep përfitimet sepse duhet të ecni zbathur:

Shëron emocionet negative

Ecja zbathur zvogëlon stresin ndërsa ju krijon emocione të bukura, të tilla si liria, pa shqetësime ose udhëtimet prapa në fëmijërinë tuaj duke krijuar një nostalgji të ëmbël si ndjenjë pozitive. Gjithashtu rrit frymëmarrjen, oksigjenimin e gjakut dhe pulsin.

Freskon lëkurën

Sipas ekspertëve, është e rëndësishme që këmbët “të marrin frymë” natyrshëm dhe të lirohen nga kufijtë e ngushtë të këpucëve. Gjithashtu, kur nuk keni veshur këpucë ju parandaloni zhvillimin e erërave të këqija dhe kërpudhave, nga ruajtja e lagështisë.

Forcon mbrojtjen e trupit

Kur ishim të vegjël, sidomos në ditët e ftohta ajo që shpesh dëgjonim: “Mos ec këmbëzbathur, do të ftohesh”. Por kjo arsye është e gabuar, sepse ecja zbathur na ndihmon t’i rezistojmë më mirë ftohjeve. Ndërsa një tokë e ftohtë bën që trupi të kompensojë me prodhim shtesë të nxehtësisë, kjo forcon sistemin imunitar.

Stimulon qarkullimin e lirshëm të gjakut

Ai gjithashtu aktivizon qarkullimin e gjakut në arteriet dhe venat e këmbëve. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!