“Engjëjt e Amerikës” është drama e radhës, e cila do të shfaqet në teatër. E ftuar në emisionin “Provokacija”, aktorja e njohur Ina Gjonçi tha se është një dramë me tematikë gay mbi tematikat nacionale.
Ajo rrëfeu se drama më shumë është politike, e cila flet për njeriun në thelb. Më tej, Gjonçi rrëfeu arsyet se pse duhet shkuar në teatër për të shikuar shfaqjen e shkruar nga Toni Kushner.
“Duhet të vijnë sepse do të ketë “Provokacija”, sepse do provokohen për mirë. Mund të gjejnë aty njeriun, por edhe veten, ku i dihet. Ka spektakël, ka ndjeshmëri, ka gjithë elementët për një teatër të mirë”, tha aktorja./abcnews.al