Pse Aurela Hoxha nuk publikon kurrë foto me partnerin

schedule16:21 - 13 Tetor, 2021

schedule 16:21 - 13 Tetor, 2021

Aurela Hoxha ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private. Si rrallëherë, ajo ka folur së fundmi rreth shtatzënisë, të birit, bashkëshortit dhe ka ndarë shumë detajeve të reja përballë Aulona Mustës.

Ajo u shpreh se fitoi shumë peshë gjatë shtatzënisë dhe u rikthye në linjat e saj 3 muaj pas solli në jetë të birin.

Ndërkohë, e pyetur rreth partnerit dhe arsyes se pse nuk publikon foto me të, Aurela tha se nuk ndihet e detyruar ta bëjë këtë gjë.

“Ka respektuar shumë zgjedhjet e mia dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodhë që të më nervozojë. Edhe nëse e bën di të më qetësojë, është njeri shumë i mirë edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem. Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjaton!”, deklaroi Aurela duke thënë se nuk do të flasë shumë rreth partnerit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!