PS Shkodër: Bashkia Shkodër synim kundër procesit zgjedhor

schedule19:59 - 28 Qershor, 2019

schedule 19:59 - 28 Qershor, 2019

Partia Socialiste e qytetit të Shkodrës ka reaguar në lidhje me shpërthimin e derës së KZAZ nr. 2 në këtë qytet. PS deklaron se dënon këto akte dhune dhe i bën thirrje autoriteteve të hetojnë deri në fund ngjarjen e personat të vihen përpara drejtësisë.

Deklarata e Partisë Socialiste Shkodër:

“Partia Socialiste Bashkia Shkodër, dënon me forcë aktin e dhunimit të përsëritur të ambjenteve të KZAZ nr. 2 dhe materialeve zgjedhore për zgjedhjet e 30 qeshorit 2019.
Incidenti i sotëm është në vazhdën e një sërë incidentesh të provokuara nga Bashkia Shkodër kundër procesit zgjedhor me synim pengimin e qytetarëve për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votimit.
Përveçse anëtarët e KZAZ nr.2 u dhunuan dhe penguan në ushtrimin e detyrës tyre, Bashkia Shkodër kundërshtoi veten me dy urdhra, ku në të parin urdhëroi tërheqjen e materialeve zgjedhore dhe me të dytin pengoi anëtarët e KZAZ-së në tërheqjen e materialeve.
Partia Socialiste distancohet, dënon aktet e dhunës si dhe i bën thirrje autoriteteve përkatëse të hetojnë deri në fund ngjarjen dhe të vejnë para drejtesisë personat përgjegjës”, shkruhet ne deklaraten e PS Shkoder./abcnews.al