Përfundojnë votat e Greqisë/ Me Korçën mbyllet numërimi për partitë politike në të 12 qarqet e vendit

schedule18:48 - 18 Maj, 2025

schedule 18:48 - 18 Maj, 2025

TIRANË– Ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës për subjektet politike në 12 qarqe. Qarku i fundit i cili u numërua ishte Korça.

Nga rezultatet, Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e gjashtë në këtë qark, ndërkohë Partia Demokratike ka mbetur me katër mandate.

Procesi i numërimit të votave për partitë politike në këtë qark zgjati dy ditë.

Nga numërimi i vullnetit të Diasporës nuk pati asnjë ndikim për ndryshim mandatesh në asnjë prej partive politike.

Ndërkohë më herët, gjatë kësaj të shtune, përfundoi numërimi për votat e Diasporës së qytetit të Elbasanit ku PS ruajti 10 mandate dhe PD 4 mandate.

Gjithashtu edhe në Vlorë, PS konfirmoi mandatin e saj të nëntë ndërsa PD mbeti me 3 mandate./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!