“PS rilindi qytetin e harruar nga PD”, Rama: “Aleanca për “kënetën” Madhështore”, i ka lënë Kavajës vetëm bufin

schedule20:44 - 16 Mars, 2025

schedule 20:44 - 16 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi në Facebook, është shprehur se Kavaja ishte lënë në harrese nga Partia Demokratike. Rama shprehet se punët dhe angazhimet e shtuara në Kavajë tregojnë qartë se sa Partia Socialiste e ka çuara përpara qytetin.

“Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030”, thotë Rama në reagimin e  tij.

Më tej ai shton se Aleanca Madhështore, shkon pranë qytetarëve të Kavajës, vetëm njëherë në katër vjet.

Reagimi i plotë:

Sa e do Kavajën PS e tregonin deri tani shumë punët e bëra, të cilat e rilindën qytetin e harruar për dekada nga PD.

Por sa e do Aleanca për Kënetën Madhështore Kavajën, e tregojnë dy pamjet e këtij posteri që një demokrat kavajas, i sapobashkuar sot me skuadrën e Elisës atje, ma çoi me lutjen për ta postuar

Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030

AKM-ja i ka lënë Kavajës vetëm Bufin e Kënetës, që kavajsit i shikon nga tribuna njëherë në katër vjet, kur shkon te sheshi i demokracisë sa për të ngritur dy gishtat e humbjes së radhës. Ndërsa kryetarin e partisë atje, kavajsin e votuar nga kavajsit në ato pseudo primaret e kënetës – një tallje e hatashme me miletin demokrat – e kullufiti Bufi bashkë me një dynja demokratësh të tjerë, që kujtuan të shkretët se u bë këneta kos dhe erdhi dita e tyre përmes votës së lirë në mbretërinë e Bufit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!