“Shqipëria e gatshme për ndihmë”, tragjedia me 59 viktima në RMV, Rama dhe Begaj mesazhe ngushëllimi

schedule10:11 - 16 Mars, 2025

schedule 10:11 - 16 Mars, 2025

TIRANË-Shqipëria qëndron krah Maqedonisë së Veriut në këto momente të vështira. Krerët më të lartë të shtetit kanë shprehur ngushëllimet pas tragjedisë së ndodhur në shtetit fqinj ku dhjetëra të rinj humben jetën e qindra të tjerë u plagosën pas zjarrit që përfshiu një lokal nate mëngjesin e kësaj të diele.

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është gati të japë ndihmën e nevojshme për fqinjët tanë në Maqedoninë e Veriut.

“Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdo qoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, shkruan Rama.

Ngushëllimeve për humbjet e jetëve iu bashkua edhe presidenti Bajram Begaj. Në emër të tij por edhe të popullit shqiptar ai uroi shërim të shpejtë për të lënduarit.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut. Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit”, tha Begaj.

Ngjarja e ndodhur në një diskoteke në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut ka tronditur jo pak opinionin publik, teksa politika ne Shqipëri dhe jo vetëm ka shprehur njëzëri solidaritetin dhe dhimbjen pas kësaj ngjarjeje që ka lënë pas shumë viktima dhe të lënduar.

Presidentja e Kosovës Vjosa shprehu ngushëllimet per tragjedinë dhe tha se vendi i saj qëndron pranë familjareve te viktimave dhe gjithë popullit te Maqedonise se Veriut ne këto kohe te vështira.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa shprehen solidaritetin me Shkupin dhe mbështetjen për familjaret e viktimave.

Edhe Greqia ofroi mbështetjen ndaj fqinjit te saj dhe shprehu gatishmërinë për çdo ndihme te nevojshme, duke përfshirë ekipet e shpëtimit dhe mbështetjen mjekësore. Sipas raporteve të mediave greke, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar transferimin e disa personave të lënduar në spitalet në Selanik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!