PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

schedule15:48 - 4 Tetor, 2022

schedule 15:48 - 4 Tetor, 2022

Gjashtë vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, institucionet e reja po hasin vështirësi në praktikë dhe kanë kërkuar në Kuvend ndryshime ligjore. Për këtë është ngritur një grup punë PS e PD. Deputetët Toni Gogu dhe Dhurata Çupi, shpjegojnë për ABC se për çfarë po punojnë konkretisht.

Të dy deputetët japin shembuj se si ndryshimet do të përshpejtojnë shqyrtimin e dosjeve në gjyqësor.

Mes kërkesave të institucioneve, është edhe ajo e SPAK, që do një ndryshim kushtetues me 94 vota, që mund t’i jepte të drejtë Arben Krajës për një mandat të dytë. Të dy palët mohojnë të jenë duke e bërë këtë proces si pjesë e një pazari politik mes mazhorancës dhe grupimit të Alibeajt.

Kalendari ka parashikuar që këto ndryshime ligjore me 84 vota, të miratohen në 15 dhjetor. /abcnews.al/