PS nis organizimin për zgjedhjet 2019, mesazh drejtuesve

schedule14:18 - 8 Janar, 2018

schedule 14:18 - 8 Janar, 2018

Tashmë që ndodhet në mandatin e dytë qeverisës, Edi Rama duket se nuk dëshiron të harrojë pas dore partinë. Për këtë, ka filluar herët organizimin për zgjedhjet e ardhshme. Përmes zërit të Taulant Ballës, kryesocialisti i ka bërë të qartë atyre që mbajnë njëherësh funksione partiake dhe qeveritare, se prioritet është partia.

Socialistët e konsiderojnë 2018-ën si vitin e organizimit të strukturave partiake në bazë, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme vendore. Puna duket se ka nisur me pastrimin e radhëve nga ata që në zgjedhjet e fundit bashkëpunuan me kundërshtarët.

Ndonëse sekretari i Përgjithshëm nuk ja përmendi emrin, mësohet se ai i referohej Shpend Barametës, që në Asamblenë socialiste përfaqëson anëtarësinë e Kavajës, ku më herët ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të zyrës së punësimit. Drejtuesit e PS-së mendojnë se Barameta ka bashkëpunuar me demokratët në zgjedhjet e fundit, gjë që mundësoi fitoren si kryebashkiak të Kavajës të kandidatit të PD-së, Isa Sakja.

Përtej tradhëtarëve, në PS nuk janë të kënaqur me angazhimin e anëtarëve të Asamblesë në jetën partiake.

Përgjegjësinë politike për këtë situatë, sipas numrit dy të partisë, e kanë drejtuesit që Kryesia ka deleguar në qarqe. Me këtë rast, ai u bëri të qartë atyre që kanë edhe funksionin e ministrit, se prioritet është partia.

Përsa i përket orekseve politike për zgjedhjet e 2019-ën, Balla tregoi se anketimet për kandidatët do të nisin që pranverën e këtij viti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!