Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shifrat e përmbytjeve krahasuar me vitet më parë tregojnë se janë bërë investime strategjike dhe jo politike.
Gjatë fjalës së tij Rama komentoi edhe ankesat për përdorimin e maskës me logon e PS, duke thënë se janë figura me shkronja që e intrigojnë dhe se nuk është logo e Partisë Socialiste.
“Kjo është maska ime dhe nuk është logo e PS. Janë gërma, figura të dashura për mua që më intrigojnë, lexojeni si të doni”, tha Rama.
Ndërkohë më tej ai shtoi se nëse nuk do të ishte kjo qeveri nuk do të ishin bërë investime nga pala tjetër, pasi sipas kryeministrit, opozita nuk sheh drejt të ardhmes.
/abcnews.al/