PS kryeson në qarkun Tiranë, Veliaj me një diferencë të madhe nga Këlliçi, Kamza dhe Vora kanë shpall fituesit

schedule07:25 - 15 Maj, 2023

schedule 07:25 - 15 Maj, 2023

Ka kaluar disa orë nga procesi i numërimit të votave për garën për kryebashkiakët e rinj, ku sërish kryeson në listë në të gjithë qarqet Partia Socialiste me kandidatët e saj.

Në qarkun e Tiranës ka mbaruar numërimi në dy bashki ndërkohë që vijon numërimi për kryeqytetin ku kandidati I Partisë Socialiste Erion Veliaj kryeson bindshëm ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

Gjithashtu vijon numërimi në Bashkinë e Rrogozhinës ku duket se kryeson kandidati I Koalicionit Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha me 3576 vota ndaj kandidatit të PS-së Edison Memolla, me 3308 vota.

Kavaja është një ndër bashkitë ku numërimi ka filluar me shumë vonesë ku nga 92 qendra votimi janë numëruar vetëm 6, ku deri më tani kandidati i PS-së Redjan Krali, me 986 vota ndërsa Fisnik Qosja me 667 vota.

Ndërkohë kujtojmë se Kamza dhe Vora kanë shpallur dhe të parat rezultatet e këtyre zgjedhjeve vendore ku kandidatët e PS, Rakip Suli në Kamzë dhe Blerim Shera fituan me një diferencë të madhe nga kundërshtarët e tyre./abcnews.al