PS firmos marëveshjen me 23 parti koalicioni

schedule13:27 - 30 Prill, 2019

schedule 13:27 - 30 Prill, 2019

Partia Socialiste ka firmosur marrëveshjen me 23 parti aleate për të shkuar në zgjedhjet e 30 Qershorit së bashku nën një sigël të vetme, “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”. Sa i përket propozimit të opozitës së bashkuar për t’u ulur në një tryezë, kryetari i grupit parlamentar socialist ka përsëritur se nuk do të pranojnë dialog me kushte.

Janë rikthyer pas në kohë socialistët për të garuar se bashku me aleatët nën të njëjtën sigël Aleanca për Shqipërinë Evropiane. 23 partitë dolën nga selia e Partisë Socialistë këtë të martë me një marrëveshje në duar.

Tashmë që aleatët dihen, socialistëve u ka mbetur të mësojnë se kë do të kenë kundërshtarë në zgjedhjet e 30 Qershorit për të cilat këmbëngulin se do të zhvillohen.

Në listat e partive të regjistruara në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve opozitarët që do ti vihen përballë Partisë Socialiste janë Bindja Demokratike e Astrit Patozit, Partia Zgjidhja e Koço Kokëdhimës, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, si dhe Partia Kombëtare Konservatore e drejtuar nga Kujtim Gjuzi. Asnjë prej këtyre emrave duket se nuk është fiksuar në memorien e socialistëve.

Ndërkohë fushata e partisë më të madhe në vend është përqendruar në mesazhet për forcat politike që nuk janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nuk flet me të njëjtën siguri Taulant Balla për propozimin e aleatëve të Partisë Demokratike për tu ulur në një tryezë të thirrur nga presidenti I republikës.

Socialistët kanë hedhur hapin e radhës drejt zgjedhjeve të 30 Qershorit me firmosjen e koalicionit të ri me 23 partitë i cili do të regjistrohet në dy Maj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!