Kryeministri Edi Rama deklaroi se PS është e vetmja forcë patriotike në vend.
Në 35-vjetorin e PS në Dibër, Rama u shpreh se Partia Socialiste ka mbështetur UÇk, teksa Sali Berisha, kur ishte president, thyente embargon dhe i shiste naftë Sllobodan Millosheviçit.
“Në këto 35 vite, ka shënuar disa gjëra shumë të rëndësishme në librin e jetës politike shqiptare. PS ks prodhuar më shumë sesa një herë, që është e vetmja forcë politike që ka marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar.
Shembulli më kulmor, është i lidhur me atë periudhë kur PS dhe ldieri i saj historik, Fatos Nano bombardoheshin si të lidhur me Beogradin. Ata që i bombardonin, ishin ata që ditën flisnin për Kosovën, natën thyenin embargon dhe i shisnin naftë Sllobodan Millosheviçit.
Ishte PS dhe qeveritë e PS, duke filluar nga qeveria e Fatos Nanos, që nuk lanë asgjë pa bërë, për ta mbështetur UÇK dhe çlirimin e Kosovës. Ndryshe nga ata që sollën rrëmujë, konflikt të armatosur, shkatërrim, PS diti të ndahet nga diktatura”, theksoi ai./abcnews.al


