PS: Basha të tregojë nëse pagoi lobuesit amerikanë

schedule13:15 - 24 Nëntor, 2017

schedule 13:15 - 24 Nëntor, 2017

Për të dytën ditë radhazi socialistët i kërkuan Prokurorisë të hetojë burimin e parave me të cilat, sipas tyre, selia blu pagoi disa kontrata lobimi pranverën e kaluar, pak muaj para fushatës zgjedhore. Kryetarja e degës së PS Tiranë Blerina Gjylameti kërkoi nga Basha që të tregojë nëse ka përdorur para të pista për këto transaksione dhe përse nuk i ka deklaruar këto shpenzime në KQZ.

Kryetarja e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti, i kërkoi edhe njëherë Prokurorisë të hetojë burimin e parave, të cilësuara si të dyshimta prej socialistëve, me të cilat selia blu pagoi disa kontrata lobimi pranverën e kaluar, pak muaj para fushatës zgjedhore. Deputetja Gjylamenti kërkoi gjithashtu nga kryedemokrati Basha që të tregojë nëse ka përdorur para të pista për këto transaksione dhe përse nuk i ka deklaruar këto shpenzime në KQZ.

Socialistët insistuan me pyetjen e tyre drejtuar Prokurorisë, përse nuk fillon hetimet në lidhje me paratë e shpenzuara nga Partia Demokratike për disa kontrata lobimi pak muaj para zgjedhjeve të fundit, që sipas PS-së nuk janë deklaruar nga  selia blu pranë KQZ-së.

“Në total, shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për peridhën mars-qershor kapin vlerën e 825 mijë USD, më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ. Sot jemi në kushtet e rënda të shkeljes së ligjit nga ana e Partisë Demokratike. Në deklaratën e shpenzimeve që Partia Demokratike ka depozituar në KQZ nuk figurojnë fare të raportuara këto shpenzime. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.”

Deputetja Blerina Gjylameti, njëherësh kryetare e PS-së së Tiranës, kërkoi nga kryedemokrati Basha që të tregojë burimin e parave të përdorura për transaksionet drejt Amerikës, duke ngritur dyshimin se bëhej fjalë për shuma të ardhura nga veprimtari kriminale.

“Këta që flasin për ditë për para të pista e vota të blera, ku i kanë gjetur 1 milion dollarë? 2.  Pse Partia Demokratike e Shqipërisë ka përdorur llogaritë e një kompanie offshore për të bërë pagesa në emër të Partisë Demokratike? […]A është financuar Partia Demokratike nga para të pista, nga persona të dyshuar për veprimtari kriminale? Të gjitha kontratat e nënshkruara me kompanitë lobuese mbajnë emrin, mbiemrin dhe firmën e Lulzim Bashës. Ndaj, ai sot nuk mund të fshihet, por duhet të dalë dhe t’i përgjigjet secilës prej këtyre pyetjeve.”

PS i kërkoi organeve të drejtësisë të hetojnë atë që e cilëson një “skandal”, ndërsa thekson se ka ardhur koha që politika të ndahet njëherë e mirë nga lidhjet e saj me krimin; e njëjta akuzë kjo e fundit që demokratët i rezervojnë socialistëve./abcnews.al

 

https://youtu.be/c22hHFyMIfE

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!