Prurjet e shumta në liqenin e Fierzës, kalohet niveli maksimal

schedule13:00 - 15 Maj, 2018

schedule 13:00 - 15 Maj, 2018

Reshjet e shumta të shiut këtë periudhë kanë shtuar prurjet e lumenjve në liqenin e Fierzës. Prej disa ditësh, niveli i uji ka kaluar kuotën maksimale 296 metra dhe hidrocentrali po punon me kapacitet të plotë. 

Ndryshe nga vitet e kaluara janë prurje të pazakonta në liqenin e Fierzës.

Në verilindje çdo ditë ka reshje dhe më shumë se 1200 metër kub ujë në sekondë shkarkohen nga lumenjtë e përrenjtë.

Për këtë shkak ka disa ditë që niveli i liqenit ka kaluar kuotën maksimale prej 296 metrash, e cila sipas specialistëve cilësohet si kuota brenda normave të lejuara për digën e hidrocentralit të Fierzës.

Nga Portat nuk ka shkarkime, kurse hidrocentrali punon me kapacitet të plotë prodhimi në katër agregatet e tij me rreth 400 megavat.

Kjo periudhë favorizuese mund të jetë periudhë e artë për kaskadën e Drinit e duke akumuluar rezerva ujore të pazakonta në këtë fund pranvere./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!