Deklaratat më të fundit nga Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, kanë provokuar edhe njëherë politikën greke, kështu shkruajnë mediat fqinje pas deklaratës së ministrit turk.
Ministri i jashtëm Cavusoglu ka deklaruar se:
“Kohët e fundit, Greqia e ka bërë të qartë se nuk është në favor të dialogut, duke thënë” jo “për të gjithë iniciativat si të NATO ashtu edhe të BE. Ne kemi mbështetur të gjitha iniciativat dhe e kemi bërë të qartë se jemi të hapur për dialog,” tha Tsavousoglou.
Më tej Cavusoglu shtoi se:
“Në deklaratën tonë, ne theksuam edhe një herë se mbështesim propozimin e NATO-s, por Greqia refuzoi. Ne i dimë pozicionet tona shumë mirë. Ne e shpjegojmë atë në kontekstin e së drejtës ndërkombëtare. “Ka shumë zona të diskutueshme në botë, ne themi se këto probleme kanë zgjidhje, por Greqia nuk dëshiron të diskutojë.”
Çavousoglou u shpreh agresiv ndaj Greqisë, duke shtuar se:
“Nëse është Greqia ajo që ka besim në vetvete, atëherë le të ulet në tryezën e dialogut. Ata thonë se kanë të drejtë por kemi edhe ne gjëra për të thënë. Meqenëse ata nuk mund të arrijnë epërsinë në fushën e betejës dhe në tryezën e negociatave, Greqia gjithmonë tregon një qëndrim agresiv pasi humbet epërsinë psikologjike. Greqia nuk është e sinqertë dhe vendet e BE-së janë lodhur nga këto qëndrime.”
Turqia dhe Greqia prej 1 muaji ndodhen në gjendje tensioni që pas kërkimeve për gaz në Mesdheun lindor, nga ana e shtetit turk.
N.D./abcnews.al