“Provokacija”, 5 Qershor 2018

schedule08:25 - 6 Qershor, 2018

schedule 08:25 - 6 Qershor, 2018

Në episodin e radhës në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano ishin të ftuar:

    1. Blendi Fevziu. Drejtuesi i njohur i emisionit “Opinion” në TV Klan ka qenë në qendër të vëmendjes javën e fundit për shkak se përflitej për një largim nga TV Klan pas 20 vitesh. Fevziu u shpreh se ka një ofertë për të nga Top Channel, por akoma nuk ka vendosur nëse do të largohet apo jo.
    2. Adelina Pjetra. Psikologia foli rreth disa deklaratave të Germaine Greere rreth përdhunimeve.
    3. Astrit Hafizi. Ish-trajneri i kombëtares ishte i ftuar në ABC News për të folur rreth trajnerit të kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi. Hafizi është një nga zërat më kritikë të trajnerit italian dhe u shpreh gjatë emisionit se nëse do të zgjidhte ai, nuk do ta merrte Panuçin.
    4. Tomor Alizoti, i cili doli rreth konservatorizmit, të djathtës./abcnews.al