Protestojnë të verbrit: Të cënuar nga reformat e qeverisë

schedule10:57 - 15 Tetor, 2019

schedule 10:57 - 15 Tetor, 2019

Në ditën ndërkombëtare të “Shkopit të bardhë”, të verbrit janë ngritur në protestë për të drejtat e tyre përpara kryeministrisë. Kreu i Shoqatës së të verbërve tha në një prononcim për “ABC News” se me reformat e qeverisë, ata ndihen të cënuar. Ai thotë se nuk kërkon asgjë me tëpër sesa zbatimin e rekomandimeve të OKB-së për të verbrit.

Reforma për aftësinë e kufizuar nxjerr në protestë të verbrit, paraplegjikët e tetraplegjikët

Të verbër, paraplegjikë e tetraplegjikë kanë dalë në protestë për të kundërshtuar reformën për aftësinë e kufizuar. Ato thonë se ligji i ri iu mohon të drejtat e fituara deri tani dhe i kërkojnë qeverisë ta anulojë.

Mesazhin që secili prej tyre dëshiron t’i dërgojë kryeministrit e përcjellë kjo pankartë. Të verbër, paralegjikë, tetraplegjikë e familjarë të tyre i kanë nxjerrë në shesh pakënaqësitë ndaj reformës për aftësinë e kufizuar.

Por çfarë parashikon ajo?

Ky nuk është problemi i vetëm i ligjit për aftësinë e kufizuar. Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka kritikuar në 25 pika.

Ndërsa OKB sugjeron rishikimn e kësaj reforme vetë personat me aftësi të kufizuar kërkojnë anulimin e saj.

Reforma për aftësinë e kufizuar prek 150 mijë persona. Secili prej tyre do t’i nënshtrohet vlerësimit të një komisioni të posaçëm i cili do të vendosë për shkallën e aftësisë së kufizuar. Mbi këtë vlerësim do të bazohet pagesa që do t’i lëvrohet individit dhe nevoja që ai ka për kujdestari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!