Protestë para prefekturës së Fierit, punonjësit e rafinerisë kërkojnë pagat

schedule11:36 - 4 Qershor, 2018

schedule 11:36 - 4 Qershor, 2018

Disa punonjës të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier, u mblodhën përpara prefekturës në një protestë. Ata kërkojnë pagat e prapambetura, të 7 muajve punë.

Punonjësit shprehen se Uzina nuk u ka paguar as sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për 18 muaj rresht.

Protestuesit kërkojnë të zbatohet statusi i naftetarit, ndërsa thone se deri tani drejtues të Uzinës, i kanë mbajtur me shpresa  se do të rifillojnë punë. Pjesa më e  madhe e tyre janë gra kryefamiljare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!