Ditën e sotme “Djemtë e Labërisë” kanë organizuar një tubim paqësor përpara konsullatës greke në Gjirokastër.
Këto të fundit kanë kërkuar largimin e konsullit grek që ndodhet në Gjirokastër, për shkak se u janë cënuar të drejtat e shqiptarëve në Greqi.
Për këtë protestë është kërkuar leje në Drejtorinë Vendore të Gjirokastrës, por këto të fundit nuk e kanë lejuar për shkak të pandemisë.
Por në këtë protestë ka pasur pjesëmarrje duke nisur edhe nga Kosova.
Ndërkohë mësohet se janë shoqëruar 20 persona në polici dhe organizatori i protestës, Florijan Cana është shoqëruar gjithashtu.
Organizatori i protestës, Florijan Cana është shoqëruar në polici.
Sipas protestuesve, edhe në Fier ka patur disa persona të ndaluar nga policia të cilët vinin nga Shkodra.
“Jam Selvie Sadiku, unë vij nga Vushtria, i kemi ardhur për të protestuar për të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Vëllezërit dhe motrat tona në Greqi nuk gëzojnë të drejtat në atë vend, që është një shtet i BE-së. Grekët në Shqipëri gëzojmë të gjitha të drejtat. Po na çojnë në komisariat për shkak të pandemisë. Shqiptarët në Greqi nuk kanë të drejtë të vizitojnë as varret e të afërmve të tyre. Këta po na çojnë në komisariat për shkak të pandemisë, por ne masat i kemi marrë”, tha një protestuese nga Kosova.
Kujtojmë se djemtë e Labërisë kanë djegur një ditë më parë edhe flamurin Grek, pas videos së publikuar nga minoritet grek në Sarandë të cilët digjnin flamurin shqiptar./abcnews.al