Mijëra protestues u mblodhën në qendër të Tel Avivit për t’i bërë thirrje qeverisë izraelite të bëjë më shumë për të siguruar lirimin e robërve të mbajtur në Gaza për 11 muaj.
Protestat masive janë ringjallur në dy javët e fundit pasi trupat e gjashtë izraelitëve u gjetën nga Gaza, shkruan Al Jazeera.
Familjet e të rrëmbyerve janë shprehur të zhgënjyer për negociatat e dështuara të qeverisë për t’i sjellë ata në shtëpi.
Javën e kaluar, rreth 750,000 izraelitë dolën në rrugë në një nga protestat më të mëdha ndonjëherë të Izraelit , teksa kërkuan që qeveria e Netanyahu të arrinte një marrëveshje me Hamasin.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.
Si pasojë e luftës izraelite, pjesë të Rripit të Gazës janë bërë rrafsh me tokën dhe së paku mbi 41.000 njerëz janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë./abcnews.al