Kerry Allen-BBC
Njerëzit që ndjekin televizionet kineze këto ditë të fundit, po shohin atë që sipas tyre duket si një zonë luftë në SHBA: Pamje të gazetarëve që arrestohen, verbohen me plumba gome apo u hidhet spraj fytyrës.
Këto pamje e kanë lënë pa fjalë Kinën pasi skena të tilla nuk shihen çdo ditë. Dhe, në fakt, nëse skena të tilla ndodhnin në Kinë, me shumë siguri do të ishin censuruar menjëherë.
Çdo protestë në Kinë, nuk ka rëndësi sa e madhe apo e vogël mund të jetë, kalon e paraportuar dhe vendi renditet rregullisht i fundit nga grupet e të drejtave të njeriut pasi ka një nga mjediset më të censuruar të medias në botë.
Tashmë ekziston mundësi që shumë gazeta kineze dhe përdorues të mediave sociale të kritikojnë SHBA-të se po përdoren “standarte të dyfishta”.
Qeveria e Kinës thotë se ka përjetuar “dhunë” nga “rebelët”, në Hong Kong, dhe po pyet pse SHBA ka kritikuar praninë e policisë në Hong Kong dhe ka pretenduar se Pekini po minonte liritë lokale gjatë muajve të fundit.
“Pamja” nga media sociale kineze Sina Weibo është se trazirat në SHBA tregojnë se “liria ka vdekur” atje.
Përdoruesit e këtyre mediave po komentojnë gjithashtu se “policia amerikane ka humbur humanizmin”, ndërsa transmetuesit zyrtarë theksojnë se forcat policore amerikane përdorin dhunë brutale mbi ata që ata i quajnë “protestues paqësorë.” /abcnews.al/

