Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat kundër racizmit, Anthony Joshua hap polemika: Blini te të zinjtë!

schedule11:54 - 7 Qershor, 2020

schedule 11:54 - 7 Qershor, 2020

Anthony Joshua ka hapur polemika me një fjalim të mbajtur në një protestë të organizuar në Watford. Boksieri, kampion bote në peshat e rënda, mendon se virusi i vërtetë nuk është COVID-19, por racizmi.

Teksa përcillte mesazhin e tij për njerëzit me ngjyrë, Joshua e teproi në një moment dhe polemikat nuk kanë munguar. “Tregojani atyre atje ku iu dhemb, mos shpenzoni para në dyqanet dhe ekonominë e tyre.

https://twitter.com/i/status/1269520066921496577

Investoni në bizneset në pronësi të të zinjve dhe kjo vlen për të gjitha komunitetet nëse duan të çlirohen”, tha mes të tjerash Anthony Joshua, i cili edhe më parë ka qenë në qendër të vëmendjes për komentet e tij jo të menduara mirë.

Kohët e fundit ka pasur protesta të shumta dhe mesazhe sensibilizuese kundër racizmit. Pikënisja ishte vrasja e George Floyd në SHBA, si dhe zbulimi i shumë rasteve të tjera ku policia abuzonte me afro-amerikanët. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!