Protestat e “Jelekëve të Verdhë” në Francë hyjnë në javën e 52-të

schedule09:42 - 11 Nëntor, 2019

schedule 09:42 - 11 Nëntor, 2019

Protestat e “Jelekëve të verdhë” duket se nuk kanë të ndalur. Protestuesit kanë hyrë në javën e 52-të dhe vazhdojnë të protestojnë kundër politikave të presidentit Macron. Edhe pse duket se pjesëmarrja është më e ulët, francezët vazhdojnë të qëndrojnë të bindur për plotësimin e kërkesave të tyre. Protestuesit në Paris kanë zhvilluar marshime në dy destinacione të ndryshme, ku njëri grup ka marshuar nga lagjja Clichy e qytetit deri në lagjen Stalingrad ndërsa grupi tjetër nga sheshi Saint-Pierre deri në lagjen Bercy. Përveçse në kryeqytet, protesta janë zhvilluar edhe në qytete të ndryshme të vendit. Në protestën e zhvilluar në qytetin Montpellier policia formoi një kordon për të penguar hyrjen e protestuesve në qendrën tregtare dhe në stacionin e trenit.

Gjatë protestave, deri më sot kanë humbur jetën 11 persona, janë plagosur më shumë se 4.245 ndërsa mbi 12.107 të tjerë janë arrestuar.

Protestat masive dolën jashtë kontrollit duke sjellë edhe reagimin e policisë me gaz lotsjellës dhe për pasojë janë arrestuar 12 persona si dhe janë plagosur 4 të tjerë, 3 prej të cilëvë ishin policë. Gjithashtu, protesta janë zhvilluar edhe në Toulouse, ku pas tensioneve mes forcave të rendit dhe protestuesve policia ndërhyri me gaz lotsjellës. Policia franceze ka ndaluar zhvillimin e protestave në bulevardin Champs-Elysees një nga simbolet më të rëndësishme të Parisit si dhe në zonën përreth katedrales Notre-Dame e cila u dëmtua masivisht nga një zjarr në prill./abcnews.al