Të paktën 16 persona kanë rënë në prangat e policisë greke, pas protestave të dhunshme të ndodhura një natë më parë në Nea Smyrni.
Ndërkohë në kuadër të përplasjes së policisë me protestuesit janë plagosur 5 oficere policie një prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Polici 24-vjeçari është me origjinë nga Serres dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin Ushtarak 401, shkruajnë mediat greke, duke theksuar se është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Protestat nisën pasditen e së martës ku persona të maskuar krijuan një skenë lufte me kokteje Molotov, vandalizëm dhe sulm vrasës ndaj një oficeri policie./abcnews.al