Protesta të dhunshme në Itali kundër masave anti-covid, policia përdor gaz lotsjellës

schedule17:18 - 27 Tetor, 2020

schedule 17:18 - 27 Tetor, 2020

Italia është përfshirë në protesta për shkak të masave të vendosura për COVID-19.

Torino, Milano, Napoli u përshinë në demonstrata kundër kufizime anti-covid, protesta të cilat kaluan në përleshje me policinë.

Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët brohorisnin me pankarta në duar:  “Liri, liri, liri”…

Po ashtu trazira u shkaktuan në Treviso, Trieste, Romë, Salerno dhe Palermo, pasi qeveria urdhëroi mbylljen e bareve dhe restoranteve .

Jo vetëm në Itali, por edhe Spanja u përfshi në protesta kudrës masave të shtuara anti-covid.

Me qindra njerëz u mblodhën në qendër të Barcelonës mbrëmjen e djeshme duke protestuar kundër kufizimeve të vendosura nga qeveria spanjolle dhe katalanese,  nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

/abcnews.al/