Protesta të dhunshme në Bjellorusi, policia ndalon mijëra persona

schedule13:28 - 12 Gusht, 2020

schedule 13:28 - 12 Gusht, 2020

Mijëra persona kanë protestuar në Bjellorusi pas zgjedhjeve prej të cilave presidenti Aleksandër Lukashenko mori 80% të rezultateve.

Protestat vijuan pavarësisht përplasjeve të ashpra me policinë.

Gjatë përleshjeve u përdorën granata, plumba gome për të shpërndarë protestuesit.

Ndërkohë raportohet se janë ndaluar më shumë 6, 000 persona pas tre netëve protesta, ndërsa një person ka humbur jetën gjatë shpërthimit të një granate, raportojnë mediet e huaja.

Zemërimi i qytetarëve që solli edhe revoltën e tyre filloi pas rezultateve të zgjedhjeve, të konsideruara të manipuluara nga ana e Presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko.