PROTESTA/ Studentët depozitojnë kërkesat në MASR: Përgjysmoni tarifat, rimbursoni kostot

schedule12:04 - 2 Nëntor, 2020

schedule 12:04 - 2 Nëntor, 2020

Qindra të rinj nga Tirana dhe rrethet kanë dalë me maska mbrojtëse dhe pankarta të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit, Kryeministria dhe Ministria e Shëndetësisë, tek të cilët kanë depozituar disa kërkesa pas shtyrjes së zhvillimit të mësimit në auditorë për shkak të epidemisë.

Studentët duke protestuar sot kanë kërkuar përgjysmimin e tarifave të shkollimit, meqë mësimi ka kaluar online.

LEXO edhe: “Injoranca vret më shumë se Covidi”, në protestën e studentëve dhe pedagogë, bllokohet rruga e “Durrësit”

Po ashtu ata kërkojnë një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta.

LEXO edhe: Studentët protestë përpara Ministrisë së Arsimit, policia: Shpërndahuni, do zbatojmë ligjin!

Kërkesat e depozituara të studentëve në Ministrinë e Arsimit:

Paketa e telefonive falas, pajisjet teknologjike që mundësojnë mësimin online, rimbursim të tarifave dhe qirave tashmë të paguara.

Mësimi i alternuar ndërmjet online dhe auditorë, leksionet online ndërsa seminaret në auditorë

Rimbursim i pagesës së konvikteve dhe qirave

Pagesat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët

Mundësimi i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses online.

Këtyre kërkesave iu janë bashkuar disa fakultete në Tiranë siç janë:

-Fakulteti i Shkencave Sociale

-Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës]

-Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit

-Fakulteti i Historisë- Filologjisë

-Fakulteti i Drejtësisë

-Fakulteti Ekonomik

n.d./abcnew.al