Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale duke kërkuar dialog me studentët.
“Një vajzë sapo tha s’duam të lutemi (në fakt lutem unë:-)po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog! Dmth s’duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre!Në cilën familje ecën kjo logjikë?Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj DIALOG”, shkruan Kryeministri në Twitter./abcnews.al