“Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës: Shqipëria në protestë kundër ministrit të Brendshëm trafikant droge”!
Është ky këndvështrimi i kryeministrit Edi Rama për protestën që do të zhvillojë opozita ditën e nesërme.
Në një status në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë i drejtohet atyre qytetarëve që do të shkojnë, që të mos dalin e të thonë se nuk e dinin që audiopërgjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE-në.
Menjëherë pas tij ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha në rrjetin social Facebook, ku ka postuar një video me fotot e kryeministrit Rama, ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij, Agron Xhafaj, me pyetjen: Kush është Pashai?
“Kush janë esadistët që pengojnë Shqipërinë si gjithë Europa do të zbulohet nesër në orën 11:00 tek kryeministria”, shkruan kreu i demokratëve Basha.
/abcnews.al