Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta, “Qytetarët të dëgjojnë BE-në”, Sara Mila: Pa drejtim dhe fokus, mund të humbasë në ‘qorrsokak’

schedule17:31 - 17 Qershor, 2026

schedule 17:31 - 17 Qershor, 2026

Deputetja e PS, Sara Mila, deklaroi se do të dëshironte që protestuesit të lexonin me vëmendje mesazhin që vjen nga Bashkimi Europian, duke theksuar se shqiptarët në shumicë mbështesin anëtarësimin e vendit në BE.

Duke komentuar protestën, Mila u shpreh se ajo ka devijuar nga fokusi i saj fillestar dhe se sa herë ka organizime të tilla të tejzgjatura pa pasur një listë kërkesash, mund të humbasë në një qorrsokak.

“Do e doja shumë që të lexonin mesazhin që vjen nga BE. Kanë mundësinë të lexojnë një mesazh të qartë nga një organizim kaq i madh. Janë vetë shqiptarët që e duan BE-në dhe ata që janë sot në bulevard janë pro anëtarësimit, kështu që ta dëgjojnë BE-në.



Në mendimin tim, protesta ka devijuar nga fokusi kryesor. Ishte fokus i drejtë, ndërsa sot ka marrë një natyrë politike. Nuk po dinë as protestuesit nëse janë për kauzën e mjedisit apo kauza të tjera, apo për të marrë pushtet. Kur të ndajnë mendjen, do të jemi të gjithë më të qartë.

Protesta deri më tani ka pasur shumë më pak incidente, ka qenë paqësore, ndryshe nga protestat e opozitës. Protesta është pa drejtim dhe fokus, dhe sa herë ka organizime të tilla të tejzgjatura pa pasur një listë kërkesash, mund të humbasë në një qorrsokak.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!