Protesta, policia rrethon parlamentin me struktura hekuri

schedule23:15 - 4 Mars, 2019

schedule 23:15 - 4 Mars, 2019

Mbrëmjen e të hënës kanë nisur përgatitjet për protestën e njoftuar nga opozita teksa parlamenti do jetë në seancë plenare.

Në oborrin e Kuvendit janë sjellë struktura hekuri, të cilat do shërbejnë për të krijuar një perimetër sigurie për protestuesit. Një javë më parë, u panë tela me gjemba para rrethimit të godinës së seancave plenare.

Dy ditë para protestës së 5 Marsit, Policia e Shtetit ka instaluar në zonën rreth parlamentit gjashtë kamera sigurie me rezolucion të lartë, për të fiksuar në mënyrë të detajuar protestën si dhe aktet që mund të kryhen gjatë saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!