Protestat për vrasjen e Rashës, Rama: Abuzim me të miturit, personat pas tyre janë kriminelë

schedule12:18 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 12:18 - 15 Dhjetor, 2020

Duke komentuar protestat e ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, u shpreh se mendon se është një fatkeqësi e madhe që njerëz me eksperiencë dhe prani publike, nuk ngrënë zërin për atë që ai e quajti abuzim me të miturit.

Sipas kreut të qeverisë, pjesëmarrja e të miturve në protesta, është një turp i pashoq ndërsa shtoi se nxitja e tyre për dhunë dhe trazira është “shitur” si shpërthim i një zemërate popullore.

“Mendoj që është fatkeqësi e madhe që njerëz me eksperiencë, me prani publike.. shfaqin opinionet, të jenë kaq të pandjeshëm, kaq të ndërkryer, ndaj qeverisë dhe kaq të mbushur me një ndjenjë hakmarrjeje, saqë të mos e ngrënë zërin për një fakt tmerrësisht të trishtueshëm që ka ndodhur këto ditë në Shqipëri. Abuzimi me të miturit. Dhe ta interpretosh, këtë shfaqje abuzimi, si shpërthimin e një zemërate popullore.. revolte gjenuine që vjen nga një frustrim i brendshëm, i shoqërisë…do të thotë që duhet të ndjehemi të alarmuar. Është përtej skandalozes, turp i pashoq. T’i riabuzojnë të miturit, duke i përdorur si argument për të vazhduar të pikturojnë një panoramë revolucioni që kanë kohë që e nxisin dhe e presin. Rënie në një nivel që nga pikëpamja humane është katastrofë… Ata që janë pas tyre janë kriminelë.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!