Protesta para parlamentit, reagon OSBE: Dënojmë nxitjen politike të dhunës

schedule20:03 - 26 Shkurt, 2019

schedule 20:03 - 26 Shkurt, 2019

Në lidhje me protestën e opozitës para parlamentit ka ardhur dhe reagimi i prezencës së OSBE në Shqipëri. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat OSBE dënon dhunën dhe bën thirrje për vetëpërmbajtje.

“Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë. Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!