Protesta para Kryeministrisë, zbulohet ku do të jetë Rama në orën 19:00

schedule17:56 - 7 Korrik, 2022

schedule 17:56 - 7 Korrik, 2022

Në orën 19:00 Partia Demokratike ka thirrur sot protestë kombëtare, kundër qeverisë.  Ndërkohë, që demokratët do të mbledhin qytetarët poshtë zyrës së kryeministrit, ky i fundit nuk ndodhet në Tiranë.

Mësohet se pikërisht në orën 19:00 kur dhe nis protesta, kreu i qeverisë ndodhet në Vlorë. Rama do të marrë pjesë në inaugurimin e Bypass-it të Vlorës, i cili hapet plotësisht, raporton abcnews.al.

Pak ditë më parë Rama njoftoi se Bypass-i do të hapej në datën 9 korrik, por tashmë është vendosur për t’u inauguruar, sot më 7 korrik. Më 16 korrik 2021, u bë fillimisht inaugurimi i pjesshëm i këtij aksi. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!