Protesta para bashkisë, polici në gjendje të fikëti, dërgohet në spital

schedule12:03 - 15 Nëntor, 2024

schedule 12:03 - 15 Nëntor, 2024

TIRANË- Si çdo të premte, mbështetës të paktë të opozitës zhvilluan protestën e radhës përpara godinës së bashkisë së Tiranës, kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përfaqësuesit e opozitës deklaruan vijimin e protestave, që sipas tyre jane mënyra e vetme për të plotësuar kushtin e qeverise teknike.

“Ditën e martë para kuvendit te protestojmë të gjithë për ti thënë jo buxhetit. Ti japim një mësim kësaj qeverisje qe ne zgjedhjet e ardhshme shqiptarët të zgjedhin vetëm nëpërmjet qeverise teknike. Të qëndrojmë fort deri në fitore”, u shpreh Teliti.

“Çdo ditë në përballje deri sa ti shporrim”, tha Blushi.

“Kundër ushtarit me besnik të Soros, Erion Veliajn”, shtoi Këlliçi. Gjatë protestës, një efektiv i policisë humbi ndjenjat. Ai ndodhej në rresht në kordonin përpara godinës së bashkisë, ndërsa ra papritur në tokë.

Efektivi u mor menjëherë nga kolegët e tij dhe u dërgua me automjetin e policisë drejt spitalit. Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” konfirmoi se punonjësi i policisë mbërriti në spital në gjendje të fikëti, u normalizua pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Opozita vijoi sërish protestën pas ndërprerjes për shkak të incidentit me efektivin e policisë. Në proteste foli edhe djali i Fahri Balliut.

/abcnews.al/